LDK: Vetëvendosje po përpiqet të shkaktojë gjakderdhje në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Vetëvendosje po përpiqet të shkaktojë gjakderdhje në Kosovë

    Insajderi
    28 August 2016 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili sot i ka thënë kryeministrit të vendit, njëherësh shef i LDK-së, Isa Mustafa, se “vendin e ka në burg”.

    Përmes një komunikate, LDK ka thënë se Çaushi “ashtu si kolegu i tij Molliqaj, dëshmoi sot edhe njëherë se kjo parti dëshiron që të rrëmbejë pushtetin për të futur në burg kundërshtarët politikë, për të larguar nga vendi ambasadorët perëndimorë dhe për të persekutuar gazetarët dhe qytetarët e tjerë që nuk pajtohen me idetë e tyre neokomuniste”.

    LDK po ashtu e ka akuzuar Vetëvendosjen se po përpiqet të shkaktojë gjakderdhje në Kosovë.

    “Me fjalorin dhe idetë e tij kriminale të shpërfaqura sot, Driton Çaushi ka dëshmuar se ka të njëjtat qëllime si Zan Çaushi i Vlorës në vitin 1997, dhe në fakt, duke parë veprimet e deritashme VV po përpiqet të shkaktojë të njëjtën gjakderdhje në Kosovë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se zyrtarët e VV-së e kanë vendin në “burgun e historisë”, kjo sepse sipas tyre, VV po e shkatërron të ardhmen e qytetarëve të Kosovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark