LDK e habitur me Gërvallën: Nuk është kryetare e LDK-së në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e habitur me Gërvallën: Nuk është kryetare e LDK-së në Gjermani

    Insajderi
    21 May 2016 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu thuhet në reagimin e LDK-së pasi vetëm një ditë më parë, nuk u lejua të futet në mbledhjen e KP-së të partisë, Donika Gërvalla, e cila pretendon se është kryetare e degës së LDKS-së në Gjermani.

    “LDK-ja sqaron se gjatë procesit zgjedhor në LDK, në degën në Gjermani dhe Zvicër, nuk janë mbajtur procese të rregullta zgjedhore, rrjedhimisht znj. Gërvalla, nuk është kryetare dhe nuk përfaqëson Degën e LDK-së në Gjermani, ashtu sikur edhe z. Dibrani nuk përfaqëson degën e LDK-së në Zvicër”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

    LDK përmes komunikatës, tregon se ata ia kishin bërë me dije më herët Donika Gërvallës që ajo nuk është më kryetare e degës së LDK-së në Gjermani.

    Ata shprehen të habitur me veprimet e saj, duke thënë se ajo “nuk u përket strukturave të larta të LDK-së”.

    “Për habinë tonë, gjatë mbajtjes së mbledhjes së Këshillit u dëgjuan zhurma jashtë sallës dhe më vonë kuptuam se kishte tentim për të hyrë nga znj. Donika Gërvalla, edhe pse nuk ka qenë e ftuar, nuk është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm dhe nuk u përket strukturave, të cilat ftohen në mbledhjen e këtij organi të lartë të LDK-së“, vazhdon më tej komunikata.

    Donika Gërvalla nuk u lejua mbrëmë të futet në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, madje, ajo u tërhoq zvarrë nga rojet e partisë kur tentoi të futej brenda mbledhjes. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark