LDK e PDK turne në diasporë për të forcuar radhët e veta: Takojnë mërgimtarët në Zvicër, Gjermani e Suedi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK e PDK turne në diasporë për të forcuar radhët e veta: Takojnë mërgimtarët në Zvicër, Gjermani e Suedi

    Insajderi
    08 May 2022 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë nisur një turne në shtete të ndryshme për të takuar mërgatën, shkruan Reporteri.net.

    Është PDK-ja e cila e para ka nisur rrugën për të forcuar radhët e veta në shtete të ndryshme ku jetojnë mërgimtarët.

    Kjo parti ka zgjedhur Zvicrën si shtetin e parë për të takuar bashkatdhetarët atje.

    Detyrën për ta rritur PDK-në në diasporë e ka marrë mbi supe deputeti Elmi Reçica i cili ka njoftuar disa ditë me radhë se ka hapur nëndegë në qytete të ndryshme ku jetojnë bashkatdhetarët.

    Reçica më pas ka vazhduar edhe në Suedi ku ka hapur nëndegën e partisë në Malmo.

    Deputeti Reçica për t’i forcuar radhët e PDK-së ka shkuar edhe në një shtet tjetër. Ai ka njoftuar se bashkë më mërgimtarë kanë hapur Degë të partisë në Mynhen të Gjermanisë, shkruan Reporteri.net.

    Edhe LDK e nis me Zvicrën

    Jo veç PDK, por edhe LDK-ja e Lumir Abdixhikut e ka nisur takimin me bashkatdhetarë në Zvicrën.

    Abdixhiku ka njoftuar se bashkë me Ekipin Politik për Mërgatë, me Anton Quni, Sokol Haliti, Armend Zemaj e Shkumbin Gashi, kanë takuar bashkatdhetarët në Grenchen të Zvicrës – në shënim të 32 vjetorit të themelimit të Degës së LDK atje, shkruan Reporteri.net.

    “Në mërgatë, angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh sepse LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët tanë në çdo hap të vetin politik. Ky është veçse fillimi”, ka shkruar Abdixhiku.

    Nuk dihet cili shtet do të jetë destinacioni i radhës i LDK-së për të takuar mërgatën.

    Kujtojmë se LDK në tërësinë e kandidaturave në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit, ka arritur të koncentrojë shumën më të madhe të votave të mërgatës së Kosovës.

    Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Ramush Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark