“LDK është alternativa e vetme që ofron zgjidhje, të tjerët kanë premtime boshe” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    “LDK është alternativa e vetme që ofron zgjidhje, të tjerët kanë premtime boshe”

    Insajderi
    24 January 2025 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, gjatë një konference për media, ka deklaruar se LDK është e vetmja që ofron zgjidhje reale për problemet e qytetarëve.

    “Kudo që shkojmë, flasim për ndryshim dhe u japim njerëzve zgjidhjet për problemet që kanë.” – tha Mustafa duke i bërë thirrje popullit që “të kërkojë përgjigje nga liderët e tij.”

    Ai përsëriti angazhimin e LDK-së për të sjellë ndryshim dhe për të udhëhequr Kosovën me vizion dhe përgjegjësi.

    “Ku po shkon ky vend? Të vetmit me këto përgjigje jemi ne, LDK në krye me Abdixhikun. Të gjitha të tjerat janë plot me premtime boshe dhe zero plane e aq më pak aftësi për të ofruar zgjidhje.” – tha Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark