LDK: Vetëvendosje financohet nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Vetëvendosje financohet nga Serbia

    Insajderi
    03 April 2016 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dalja në konferencë e Lëvizjes Vetëvendosje, për të treguar sesi kompania e djalit të kryeministrit, Isa Mustafa bashkëpunon ngushtë me kompaninë e drejtuar nga miliarderi serb ish bashkëpunëtor i Millosheviqit, ka ngjallë reagim tek partia e Mustafës, Lidhja Demokratike  e Kosovës.

    Për LDK-në kjo që ka bërë VV-ja është përpjekje bizare dhe neveritëse, për ta njollosur kryeministrin.

    Pasi e ka akuzuar për “zhytje të vendit në kaos, anarki dhe gjakderdhje, për stopimin e rrugës integruese euroatlantike dhe prishjen e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e tjera mike”, LDK i ka shtruar tri pyetje për VV-në.

    1. Kush po sjell para pa kufi nga Serbia për veprimtarinë e saj në Kosovë dhe kush po jep fonde të posaçme për të hedhjen e molotovëve mbi policët, objektet shtetërore dhe shtëpitë e makinat private të zyrtarëve të shtetit të Kosovës?
    2. Të na tregoj se a janë të njëjtit njerëz, në krye me Ivica Daciqin, të cilët i organizonin konferenca ekskluzive ish-liderit të VV-së gjatë qëndrimit në burg, ku ai trajtohej si VIP? A është kjo arsyeja që qëndrimi i VV-së dhe i Beogradit zyrtar përputhet karshi shumicës dërrmuese të proceseve në Republikën e Kosovës?
    3. Glauk Konjufca, është mirë që të na tregoj se a vazhdon ai dhe familja e tij e ngushtë të përpiqen të uzurpojnë ferma pulash në Lipjan e gjetkë dhe që përmes partneritetit me firma serbe të rrisin kapitalet e tyre?

    Por LDK nuk e ka shkruar asnjë fjalë për hulumtimin e publikuar në Insajderi, se Qeveria Mustafa ka pajisur me licencë për biznesin e terminaleve kompaninë e drejtuar nga djali i kryeministrit Isa Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark