LDK: I vetmi shtet europian nën saksnione, krejt dhe drejt… autoritarizmit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    LDK: I vetmi shtet europian nën saksnione, krejt dhe drejt… autoritarizmit

    Insajderi
    02 July 2023 - 17:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha se Kosova është i vetmi shtet europian “nën saksnione”.

    Halimi tha se Kosovës “çdo ditë po i mbyllet një derë” dhe se kryeministri Albin Kurti nuk e ka prioritet prosperimin e vendit.

    “Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

    Reagimi i plotë i Sibel Halimit:

    Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta.

    Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?

    Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit.

    Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.

    Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione!

    Krejt dhe drejt …autoritarizmit!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark