Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës i mori sot Vetëvendosjes së Albin Kurtit, një deputete. Drita Millakun. Kjo e fundit pati bërë bujë me një deklaratë rrejshme ndaj atëkohë, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Insajderi.
Ish-deputetja e LVV-së tani nën petkun e LDK-së, e akuzonte Kadri Veselin për vrasjen e një komandanti.
Millaku, gjatë një seance parlamentar në vitin 2018, kishte deklaruar në seancë se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kishin dhënë urdhrin për vrasjen e komandant “Drinit”, Ekrem Rexha.
Ajo i ishte drejtuar Veselit duke i thënë se për këtë edhe kishte pasur aktakuzë në vitin 2003 dhe se ka një vendim të Prokurorisë.
Millaku e kishte ngatërruar me një person tjetër Veselin. Në aktakuzën e përmendur nga ajo bëhej fjalë për të dënuarin Sali Veseli, i cili ishte dënuar në mars të vitit 2003 nga Paneli Ndërkombëtar Gjykues në Gjykatën e Prizrenit, për vrasjen e Ekrem Rexhës i njohur si komandant Drinit.
Ndërkohë që deputetes i kishte mjaftuar vetëm mbiemri i të akuzuarit dhe të dënuarit për vrasjen e Ekrem Rexhës, i njohur si “Drini”, që të pretendonte se bëhej fjalë për Kadri Veselin.
Ajo ishte përfshirë edhe një debat tjetër të ashpër me Veselin kur e kishte kërcënuar se do t’ia fuste në gojë gazin lotsjellës.
Theksojmë se për disa mandate radhazi Drita Millaku ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkaq nga sot, përkatësisht nga 9 shkurti ajo pritet të kandidojë në kuadër të LDK-së.
Për aderimin e saj, zyrtarisht njoftojë kryetari Lumir Abdixhiku, duke thënë se “…Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot“, shkroi ai në Facebook.
/Insajderi