×
  • Lajme
  • Insajderi

    LDK-ja akuzon Qeverinë Kurti: Në mungesë të qëndrimeve zyrtare për dialogun me Serbinë po dalin në pah “non-papers”

    Insajderi
    27 April 2021 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është duke e fajësuar qeverinë aktuale të Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti rreth publikimit të “non-paper”, letër kjo ku parashihet autonomi ndaj Kosovës.

    Sibel Halimi, zëdhënësja e LDK-së ka thënë për Gazetën Insajderi se në mungesë të qëndrimeve zyrtare të Qeverisë Kurti për procesin e dialogut me Serbinë po publikohen edhe dokumente jo zyrtare.

    “Në mungesë të qëndrimeve zyrtare nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në këtë mjegulli informatash, dalin në pah platformë të ndryshme për dialogim në formën e dokumenteve jo-zyrtare (non-papers) të cilat i keni pare edhe ju”, ka thënë Halimi për Insajderin.

    Halimi ka thënë se “kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që sa më parë të njoftojë qytetarët e vendit për procesin e dialogut dhe qasjen e saj karshi këtij procesi. Dialogu duket se ka zënë vend primar në prioritetet e Qeverisë Kurti, ndërkaq deklaronte të kundërtën para procesit zgjedhor”.

    Derisa ka shtuar se kryeministri Kurti ka marr udhë për në Bruksel pa e ditur bazën e platformës për dialog.

    “Sot, kur Kryeministri Kurti ka udhëtuar për Bruksel, qytetarët e Republikës së Kosovës nuk kanë fare njohuri për atë se mbi bazën e çfarë platforme për dialog Kryeministri Kurti ka marrë këtë rrugë”, ka thënë Halimi për Insajderin.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti udhëton sot në Bruksel, bashkë me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, për takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së dhe me kreun e qeverisë belge.

     “Zyra e Kryeministrit nuk ka marrë kurrfarë ftese as njoftimi për takim mes Kosovës e Serbisë më 11 maj. Ndoshta, kjo mund të ketë qenë ideja apo edhe dakordimi me Beogradin, por jo me neve. Datat, vendet dhe agjendat e takimeve kanë kuptim dhe zbatim kur merremi vesh, jo kur imponohen njëanshëm”, ka njoftuar zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.

    Derisa në media është publikuar një dokument jo-zyrtar [v.j non-paper] ku parashihet autonimi ndaj Kosovës.

    Në këtë letër, theksohet se veriu i vendit duhet të jetë një Rajon Autonom dhe theksohet krijimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

    Në letër theksohet që palët do të duhej të pajtoheshin edhe për vendosjen e një “distrikti autonom të Kosovës veriore” si një “njësi e veçante administrative e vetëqeverisjes rajonale në Kosovë, e cila do të kishte të drejtë të rregullonte legjislacionin në baza rajonale në fushat e ekonomisë, financave, pronësisë së infrastrukturës, kulturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, mbrojtjes sociale, gjyqësorit, shërbimit policor, zhvillimit urban dhe bashkëpunimit evropian, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin për qeverisjen lokale”.

    E ndaj kësja letre Qeveria e Kosovës është duke heshtur.  Gazeta Insajderi ka kërkuar të dijë se qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, a e ka pranuar ajo një dokument të tillë dhe si e komenton këtë, mirëpo deri më tani nuk redaksia nuk ka marr ndonjë përgjigje.

    Këtë dokument e kanë kundërshtuar ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovës, dyja këto protagoniste të këtij të ashtuquajturi “Non-papaer”. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark