LDK-ja dorëzon kallëzim penal në Prokurori ndaj Kurtit dhe ministrave që u bënë deputetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja dorëzon kallëzim penal në Prokurori ndaj Kurtit dhe ministrave që u bënë deputetë

    Insajderi
    08 May 2025 - 13:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi të enjten kallëzim penal ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish- ministrave, të rizgjedhur deputetë, sipas LDK-së, për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve.

    Kallëzimin penal në Prokurorinë Special e dorëzuan deputetet e LDK-së, Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica- Xhelili.

    Sipas LDK-së, kallëzimi penal ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kjo parti thekson se, meqë Kurti dhe ministrat kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive për t’u bërë deputetë, ata nuk kanë të drejtë të vazhdojnë ushtrimin e detyrës si pjesë e Qeverisë në detyrë.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark