Abdixhiku njofton për tubimin përmbyllës më të madh elektoral të LDK-së: Të shtunën nga ora 18:00, në sheshin Skënderbeu – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Abdixhiku njofton për tubimin përmbyllës më të madh elektoral të LDK-së: Të shtunën nga ora 18:00, në sheshin Skënderbeu

    Insajderi
    04 February 2025 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kjo parti, tubimin përmbyllës të fushatës do ta organizojë të shtunën e 8 shkurtit nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet.

    Abdixhiku tha se tubimi më i madh elektoral po vjen, teksa i ftoi të gjithë qytetarët në sheshin e kryeqytetit.

    “Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara”.

    “Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare”, tha Abdixhiku.

    Ai njoftoi se ky vendim është marrë sot në takim me kryetarëve e degëve të LDK-së, të cilët tha se i falënderoi për angazhimin e madh.

    “I ftova për shtytjen finale! Fitore dhe asgjë më pak”, shkroi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark