LDK-ja fyen partinë e Ramush Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja fyen partinë e Ramush Haradinajt

    Insajderi
    30 July 2016 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas kryeministrit Isa Mustafa, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ndaj kryeministrit kosovar.

    Sipas LDK-së, Pal Lekaj njihet si person që e hedh gurin dhe e fsheh dorën, raporton Insajderi.

    “Pal Lekaj, i njohur si njeri që hedh gurin e fsheh dorën, e paska marr bajrakun e bërjes së politikës së AAK-së, këto ditë. Njeriu që e shkatërroi Gjakovën në dy mandate si kryetar, të cilat i fitoi me manipulim votash, që e shiti trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, që s’la keqpërdorim pa bërë në qeverisjen lokale, sot na mban ligjërata për tema madhore për vendin”, thuhet në reagimin e LDK-së

    LDK-ja shkon edhe me tutje, kur deputetët dhe anëtarët e AAK-së i quan mediokër.

    “E si gjithmonë, ky anëtar i denjë i klubit të mediokërve të AAK-së, nuk mundet pa u shërbyer me terminologji patriotësh e tradhtarësh, pasi që siç dihet, patriotizmi është streha e fundit e horrave”.

    “Njeriut që rruga për në SHBA iu ndërpre në Aeroportin e Prishtinës, sot është një prej atyre që po përpiqen ta izolojnë Kosovën, t’i lënë qytetarët pa lëvizje të lirë në BE, siç e lanë pa u bërë anëtar i UNESCO-s, ta shndërrojnë atë në vend ku dominon mediokriteti e keqpërdorimi pasi që vetëm në një ambient të tillë qifti i Pal Lekajt mund të jetë dikushi”, thuhet në fund të reagimit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark