LDK-ja në Gjilan: Vetëvendosja për inat po i neglizhon projektet që i lamë gati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    LDK-ja në Gjilan: Vetëvendosja për inat po i neglizhon projektet që i lamë gati

    Insajderi
    06 May 2023 - 19:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan ka akuzuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë për disa projekte.

    LDK tha se VV-ja po i trajton si të huaja projektet të cilat i kanë lënë të gatshme për t’i vazhduar.

    Sipas LDK-së projektet që për inate politike nuk po i vazhdon VV-ja janë magjistralja Gjilan-Bujanoc, Gjilan-Ferizaj, Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, stadiumi i qytetit, fshati i lumtur e disa projekte të tjera.

    “Qeverisja aktuale komunale po i trajton si të huaja projektet të cilat ne lamë të gatshme për t’i vazhduar. Në katër anët e qytetit është krijuar vetëm pluhur e tollovi, si pasojë e inateve politike, neglizhencës e mosdijes së kësaj administrate. Magjistralja Gjilan-Bujanoc, magjistralja Gjilan-Ferizaj, magjistralja Gjilan-Prishtinë, autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë, Stadiumi i Qytetit, Fshati i Lumtur dhe shumë projekte të tjera, duket se nuk janë projekte me rëndësi për qeverisjen qendrore dhe lokale, ashtu siç janë për qytetarët e Gjilanit” thuhet në njoftimin e tyre.

    Sipas tyre është e papranueshme që projektet të trajtohen me inate politike ani se kanë nisur në qeverisjen e LDK-së.

    “Është e papranueshme që projektet të trajtohen me inate politike, sepse pavarësisht që ato janë nisur në mandatin e LDK-së, para se gjithash, janë projekte të qytetarëve tanë dhe jo të partive politike. Qeverisja e udhëhequr nga kryetari z. Haziri punoi shumë që të përfitojmë besimin nga donatorët dhe qeveritë e ndryshme që u ndërruan, dhe së bashku me zyrtarët komunalë, arritëm që të përfitojmë grante dhe projekte të mira për komunën tonë”.

    “Mos i ndëshkoni sportistët, mos i ndëshkoni rastet sociale, mos i ndëshkoni qytetarët tanë, sepse nuk ua kanë me borxh këtë pasivitet e mosdije në qeverisje!”, thuhet në njoftimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark