LDK kërkon të vihet para drejtësisë personi që e largoi foton e Rugovës   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon të vihet para drejtësisë personi që e largoi foton e Rugovës  

    Insajderi
    22 July 2016 - 14:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka dënuar largimin e fotografisë së Presidentit Historik të Kosovës Ibrahim Rugova në ambientet e Kuvendit.

    Në reagimin e partisë që e themeloi Rugova, kërkohet nga organet përkatëse që autorin e këtij veprimi ta vejnë para drejtësisë.

    “Historinë e re e kemi dëshmitaren më të mirë se në themelet e institucioneve të vendit tone qëndrojnë vepra dhe vizioni i Presidentit Historik të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugova…Cenimi i kësaj vlere nuk mund të bëhet kurrë nga askush, asnjëherë, sepse ka prapa vullnetin e qytetarit të Kosovës dhe institucioneve të cilat po i ndërtojmë”, shkruan në këtë reagim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark