LDK Lipjan kërkon nga Policia identifikimin e autorëve që shpërndanë fletushkave me gjuhë të urrejtjes ndaj Imri Ahmeti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK Lipjan kërkon nga Policia identifikimin e autorëve që shpërndanë fletushkave me gjuhë të urrejtjes ndaj Imri Ahmeti

    Insajderi
    22 September 2025 - 17:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan ka denoncuar në polici rastin e shpërndarjes së fletushkave anonime që përmbajnë gjuhë urrejtjeje, shpifje dhe denigrim ndaj Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

    Në njoftimin zyrtar për media, LDK-Lipjan bën të ditur se Zyra Ligjore e degës ka paraqitur kallëzim penal në organet kompetente, me kërkesë për identifikimin e autorëve dhe shpërndarësve të këtyre materialeve anonime.

    “Kjo praktikë e ulët politike, që synon dëmtimin e imazhit të Kryetarit dhe të institucionit që ai përfaqëson, përbën jo vetëm shkelje të rëndë të normave demokratike dhe shoqërore, por edhe vepër të dënueshme ligjërisht”, thuhet në njoftim.

    LDK në Lipjan njofton gjithashtu se do të kërkojë veprime të njëjta ligjore edhe ndaj personave që qëndrojnë prapa hapjes së profileve dhe llogarive në rrjete sociale, të cilat përdoren për shpifje, fyerje dhe propagandë denigruese.

    “LDK Lipjan do të vazhdojë të mbrojë parimet e politikës së ndershme, konkurrencës së drejtë dhe respektit qytetar, duke refuzuar kategorikisht çdo tentim për degradim, shpërqendrim dhe sulm personal që synon të minimizojë punën dhe rezultatet konkrete në shërbim të qytetarëve”, përfundon njoftimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark