LDK mban tubimin përmbyllës në sheshin “Skenderbeu” Florian Dushi thirrje qytetarëve: Askush sot të mos mbetet në shtëpi – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    LDK mban tubimin përmbyllës në sheshin “Skenderbeu” Florian Dushi thirrje qytetarëve: Askush sot të mos mbetet në shtëpi

    Insajderi
    08 February 2025 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin përmbyllës në kryeqytet.

    Dushi thotë se ky tubim nuk është thjeshtë një ngjarje e zakonshme e një partie politike por është një thirrje e ndërgjegjës sonë për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë nga arroganca dhe papërgjegjësia e atyre që keqpërdorën besimin e qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    THIRRJE PËR PRISHTINËN!

    PRISHTINË, PËR SHTETIN, PËR LIRINË, PËR DEMOKRACINË!

    Është momenti i vendimit!

    Në kryeqytetin e rezistencës, këtu ku historikisht filluan dhe u përmbyllen shumë procese të vështira por të mira për vendin.

    Në Prishtinë, ku u themelua dhe veproi lëvizja më e madhe në historinë tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, e udhëhequr nga Presidenti Rugova, sot është momenti për të dërguar mesazhin më të fuqishëm nga ne: Kosova është e qytetarëve të saj, e jo e atyre që duan të nëpërkëmbin shtetin, lirinë, demokracinë, kushtetutën dhe të ardhmen e tyre euro-atlantike.

    Tubimi përmbyllës i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë sot, nuk është thjesht një ngjarje e zakonshme e një partie politike – është një thirrje e ndërgjegjes sonë kombëtare, një betim për ta mbrojtur lirinë dhe demokracinë nga arroganca dhe papërgjegjësia e atyre që keqpërdorën besimin e qytetarëve!

    Refuzoni mashtruesit!

    Askush sot të mos mbetet në shtëpi!

    Të gjithë bashkë në Sheshin “Skenderbeu”!

    Le të jemi bashkë, le të jemi të vendosur, le të jemi të shumtë!

    PRISHTINA – KOSOVA FITON!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark