LDK mbush edhe Prizrenin në tubim, Abdixhiku: Prizren djep i Lidhjes – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    LDK mbush edhe Prizrenin në tubim, Abdixhiku: Prizren djep i Lidhjes

    Insajderi
    29 January 2025 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga tubimi masiv në Prizren, e cilësoi këtë qytet si simbol të trashëgimisë kombëtare dhe frymës së bashkimit të së djathtës.

    “Mirëmbrëma, Prizren! Qytet i Lidhjes së parë, i kulturës shumëngjyrëshe, i arkitekturës që flet për historinë tonë, i njerëzve bujarë dhe mikpritës. Prizreni, kështjellë e vlerave kombëtare, djep i trashëgimisë tonë shpirtërore – prej Shadërvanit e deri te Kalaja, prej lagjeve ikonike deri te rrugët plot gjallëri. Prizren, i bukur Prizren, djep i Lidhjes!”

    Ai theksoi ndjenjën e veçantë që thirrja e LDK-së për ndryshim “po jehon edhe në padyshim qytetin më të bukur të Kosovës.”

    “Më duhet të them, se s’ka ndjenjë më të fuqishme, s’ka emocion më të madh, s’ka mirënjohje më të thellë se sa kur shoh që thirrja e nisur në qytetet tjera, po jehon edhe në padyshim qytetin më të bukur të Kosovës, në Prizrenin tuaj, në Prizrenin tim, në Prizrenin e Lidhjes, Lidhjes së Shqiptarëve e vet Lidhjes Demokratike të Kosovës.” – tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark