Haziri pyet: LDK-ja të shkojë në takim me Konjufcën, kur Kurti takon Adem Hoxhën në zyrë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri pyet: LDK-ja të shkojë në takim me Konjufcën, kur Kurti takon Adem Hoxhën në zyrë?

    Insajderi
    04 April 2025 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia është e gatshme të shqyrtojë pjesëmarrjen në takimet e paralajmëruara, por u shpreh se nuk e konsideron Glauk Konjufcën si thirrës legjitim të këtyre takimeve në këtë fazë, shkruan Insajderi.

    Haziri tha se takimet politike duhet të kenë një format dhe agjendë të qartë, duke shtuar se është e paqartë nëse Konjufca po flet në cilësinë e nënkryetarit të Vetëvendosjes apo si kryetar i Kuvendit.

    Ai madje e ka cilësuar si paradoksale që Kurti t’i takojë në zyre komunitet jo shumicë, e Konjfuca të flas me opozitën.

    “Qysh kryetari i LDK-së duhet me shku në takim që e thërret nënkryetari i Vetëvendosjes, kur kryetari i Vetëvendosjes e takon Adem Hoxhën në zyrë të Qeverisë? Respekt për partinë e goranëve, por formati duhet me qenë i qartë,” tha Haziri në ATV.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark