LDK me tubim masiv në Obiliq, Abdixhiku zotohet: Ngrohje qendrore dhe investim në modernizimin e Kosova B – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    LDK me tubim masiv në Obiliq, Abdixhiku zotohet: Ngrohje qendrore dhe investim në modernizimin e Kosova B

    Insajderi
    02 February 2025 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga tubimi në Obiliq ka përsëritur zotimin për ngrohje qendrore në këtë qytet dhe zgjidhje të ndotjes së ajrit.

    Sipas tij do të investohen mbi 120 milionë euro për termocentralin Kosova B.

    Me ndërtimin e Termocentralit të ri nuk do të mbetni pa punë. E kur jemi te pagat, do t’i rrisim pagat për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”, deklaroi Abdixhiku.

    E di që një qytet me një ndotje kaq të madhe siç është Obiliqi, prandaj nga 50 milionë euro të ndara për gjelbërim, shumica do të shkojnë për Obiliqin’’, shtoi Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark