LDK me tubim të madh në Lipjan, Abdixhiku: 120 milionë euro për gazin amerikan, për të cilin kemi filluar veçse komunikimin me administratën amerikane – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    LDK me tubim të madh në Lipjan, Abdixhiku: 120 milionë euro për gazin amerikan, për të cilin kemi filluar veçse komunikimin me administratën amerikane

    Insajderi
    03 February 2025 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, ka përsëritur zotimin për gazin amerikan, vlerë kjo 120 milionë euro, nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët e Lipjanit.

    Sipas tij, Lipjani do të shndërrohet në udhëkryq energjetik nga gazi amerikan. E për të cilën LDK veçse ka filluar komunikimin me administratën amerikane.

    “Më lejoni të zotohem, para jush, se me linjën e re të gazit amerikan, nga Shkupi nëpër Ferizaj e Lipjan, deri në Pirshtinë e Mitrovicë, qyteti i juaj do të shndërrohet në udhëkryq energjetik. Nga ky udhëkryq e kjo linjë, ju do të mund të siguroni dhe ngrohjen qendrore. Plot 120 milion euro të investuara në linjën e gazit amerikan; për të cilën linjë veçse kemi filluar komunikimin me administratën e re’’, tha Abdixhiku gjatë tubimit në Lipjan.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark