×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK në Podujevë: Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi

    Insajderi
    07 September 2024 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i degës së LDK’së në Podujevë, Ekrem Hyseni, e ka quajtur “tradhtar” dhe “mashtrues” kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqin. Kjo, pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

    Hyseni me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Bulliqi s’i bën nder Rugovës dhe se kjo u bë për të përfituar politikisht në emër të Rugovës, shkruan Insajderi.

    “As të tjerët, e as Bulliqi që deri dje ishte në struktura të larta të LDK-së në Podujevë, nuk qenë në gjendje as ta propozojnë e as ta bëjnë një shtatore të tillë, por e bëri e sot për të përfituar edhe një herë në emër të Presidentit Rugova dhe të LDK-së”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

    Vendosja e saj po bëhet në prag të një fushate zgjedhore, nga një mashtrues tipik, i cili herë thirret në Ibrahim Rugovën e në të djathtën, herën në Albin Kurtin e në të majtën, me qëllim të mbijetesës së tij politike e realizimit të interesave puro personale.

    E djathta dhe e majta janë thellësisht e thelbësisht të ndryshme, ashtu siç janë thelbësisht të ndryshëm Ibrahim Rugova e Albin Kurti.

    Prandaj, secili që është me të djathtën, me Rugovizmin nuk përfundon në prehrin e Albin Kurtit, siç ka përfunduar një mashtrues i llojit të Shpejtim Bulliqit, i cili s’ka lënë rast pa përfituar nga LDK-ja sa ishte në pushtet, e për të ruajtur e zhvilluar edhe më ambiciet e tij politike e biznesore tradhtoi LDK-në duke përfituar nga LVV.

    Ibrahim Rugovës nuk i bën nder një tradhtar e mashtrues si Shpejtim Bulliqi”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark