LDK në Prishtinë i gëzohet kredisë 66 milionëshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK në Prishtinë i gëzohet kredisë 66 milionëshe

    Insajderi
    06 July 2016 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     

    Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë e kanë përshëndetur nënshkrimin e Protokollit Financiar në mes të Francës dhe Qeverisë të Kosovës për kredinë 66 milionëshe të ndarë nga qeveria e Francës, mjete këto që do të shfrytëzohen për përmirësimin e procedimit të ujërave të zeza në kryeqytet

    “Ky është projekti dhe investimi më i madh që do të bëhet në Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, projekt ky që përfshinë trajtimin e problemit të ujërave të zeza, ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujërave të zeza dhe infrastrukturës përcjellëse”, thuhet në një komunikatë për media dërguar nga kolegjiumi i këtyre degëve.

    “Ky projekt do të vjen pas dy projekteve të mëdha, ai Koogjenerimit dhe Fabrikës së ujit në Shkabaj, projekte këto të filluara në kohën e qeverisjes së LDK-së në Prishtinë.”

    Kolegjiumi i degëve e falënderon kryeministrin Mustafa, njëherit kryetar i LDK-së, për përkushtimin e tij për të zhvilluar Kosovën dhe Prishtinën me tërheqjen e investimeve nga jashtë, thuhet në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark