LDK në Vushtrri akuzon Ferit Idrizin: Asfalti i çarë një ditë pasi iu pre shiriti, shfaqet edhe bari mbi çarje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK në Vushtrri akuzon Ferit Idrizin: Asfalti i çarë një ditë pasi iu pre shiriti, shfaqet edhe bari mbi çarje

    Insajderi
    31 August 2025 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Vushtrri, ka akuzuar për korrupsion kryetarin e komunës, Ferit Idrizin.

    Përmes një reagimi në ‘Facebook’, nga LDK’ja në Vushtrri kanë publikuar pamje të dërguara nga qytetarët ku tregohet se asfalti për tri Dumnicat e Vushtrrisë është çarë. Nga çarjet, sipas pamjeve, janë parë edhe fije të barit, shkruan Insajderi.

    Dje Ferit Idrizi, Kryetar i Vushtrrisë, preu shiritin e rrugës për 3 Dumnicat. Sot, qytetarët na dërguan video ku shihet bari që po del në asfalt! Kjo është fytyra e punëve shkel e shko: asfalt që nuk e mban as një ditë, cilësi zero, para publike të hedhura veç për fushatë.

    Në vend të infrastrukturës, kemi korrupsion, pasurim të kompanisë dhe stafit të Kryetarit Idrizi. E tash, duket që shiritat po i prejnë edhe për punë të pa kryme ose për punë të kryme keq!“, kanë shkruar LDK’ja në Vushtrri në reagim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark