LDK nesër e çon në Prokurori Speciale vendimin e Supremes që e shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ të Qeverisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK nesër e çon në Prokurori Speciale vendimin e Supremes që e shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ të Qeverisë

    Insajderi
    15 July 2025 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do ta çojë në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme që rrëzoi udhëzimin administrativ të Ministrit në detyrë të Financave për arkat fiskale, me arsyetimin se është i paligjshëm për shkak se Hekuran Murati është edhe deputet dhe se kjo shkel dispozitat kushtetuese.

    “Të nderuar përfaqësues të medieve,

    Nesër (e mërkurë), në orën 11:30, Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzon në Prokurorinë Speciale, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme. E dorëzojmë këtë vendim si dëshmi në 17 kallëzimet penale që i kemi ngritur paraprakisht më datën 8 maj 2025.

    Ftohen mediet të përcjellin këtë ngjarje!”, theksohet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark