LDK: Nesër është dita kur Kosova më në fund do të marrë ndryshimin që i nevojitet – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    LDK: Nesër është dita kur Kosova më në fund do të marrë ndryshimin që i nevojitet

    Insajderi
    08 February 2025 - 11:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me vetëm disa orë të mbetura deri në hapjen e qendrave të votimit për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, gjatë një konference për media, bëri thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve në zgjedhje.

    Mustafa tha se Kosova është në prag të një ndryshimi të madh dhe se LDK është forca që do ta sjellë këtë ndryshim. Ai veçoi atmosferën e zjarrtë të mbështetësve të LDK-së gjatë tubimeve të fundit, duke përmendur në veçanti pjesëmarrjen masive në Podujevë.

    “Sot, një ditë para zgjedhjeve, ju drejtohem me entuziazëm të madh e përplot emocion. Nesër është dita e zgjedhjeve! Nesër është dita kur Kosova më në fund do të marrë ndryshimin që i nevojitet. Kur shihni se çfarë po ndodh javën e fundit në çdo tubim që kemi mbajtur, veçanërisht mbrëmë në tubimin në Podujevë ku nuk shihej fundi i mbështetësve tanë, ju e kuptoni shumë thjeshtë se ndryshimi po vjen! LDK është kudo! LDK është e juaja. LDK ka lind nga populli i Kosovës dhe është kokë e këmbë e popullit.” – tha Mustafa. Mustafa ftoi qytetarët që, edhe ata që janë ende të pavendosur, të marrin pjesë në tubimin përmbyllës dhe të dëgjojnë vizionin e LDK-së me Lumir Abdixhikun në krye.

    “Ejani dhe bashkohuni me ne, edhe nëse nuk jeni ende të sigurt se për kë do të votoni. Ejani dhe shiheni e dëgjojeni LDK-në në krye me Lumirin. Pasi të na dëgjoni, nuk do të keni asnjë dyshim. Pasi ta shihni mbështetjen masive, energjinë e mahnitshme, përbashkimin e madh të popullit me Lidhjen Demokratike, nuk do të keni asnjë dyshim se LDK është zgjidhja e vetme. Dhe pas kësaj nate sigurohuni që të gjithë që njihni të dalin dhe të votojnë nesër. Gjithçka tani është në duart tuaja.” – u shpreh zëdhënësi i LDK-së mes tjerash. Mustafa bëri thirrje në fund për të votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje në krye me kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark