LDK nis zyrtarizimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Sot kemi festë në LDK - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK nis zyrtarizimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Sot kemi festë në LDK

    Insajderi
    10 July 2025 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se partia sot është në atmosferë festive, pasi po hyn në fazën përgatitore për zgjedhje.

    “LDK sot ka festë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje”, tha Abdixhiku, duke shtuar me humor se për gazetarët do të ketë “kafe, ujë e llokume”.

    Na nuk i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark