×
  • Lajme
  • Insajderi

    LDK paralajmëron betejë me Vetëvendosjen

    Insajderi
    17 April 2022 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës tanimë ka deponuar në Prokruroi një kallzim penal kundër Qeverisë Kurti për punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

    Për këtë në InDoks ka folur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj.

    Ai tregoi se si kjo parti e ka parë këtë zhvillim dhe pse nuk e lanë këtë punë veç me një kritikë në konferencë shtypi, derisa tregon që deri tash Prokuroria nuk i ka njoftuar se çka ka bërë me denoncimin e tyre.

    Shikoni të gjitha procedurat e rekrutimit për 20 vite nuk ndodh të këtë pasur shkelje sikur rasti që ka ndodh në KEK dhe kjo duhet të jetë shqetësim i madh edhe për partinë në pushtet por edhe për të gjitha. Ne që të ndalim do të thotë këtë pa drejtësi që po ju bëhet kandidatëve në procedurat e rekrutimit sepse kanë aplikuar 4600 kandidatë në këtë procedurë të  rekrutimit janë shkelur të drejtat e tyre nga marrëdhënia e punës, janë cenuar të drejtat ligjore dhe të drejta kushtetuese dhe mënyra se si LVV po tenton të minimizojë këtë proces të kundërligjshëm të rekrutimit është shqetësues”, ka thënë Manaj në InDoks të Gazetës Insajderi.

    Manaj paralajmëroi se ky nuk do të jetë kallëzimi i vetëm penal që do ta parashtrojë LDK.

    “Do t’i përcjellim të gjitha këto procedurat e rekrutimit edhe emërimet që do të bëhen edhe në borde dhe institucione tjera dhe në momentin kur vërejmë që ka elemente të veprave penale do t’i parashtrojmë, do të punojmë kallëzime penale për secilën procedurë në Prokurorinë e Shtetit”, potencoi deputeti i LDK-së.

    “Ne kemi filluar një betejë politike për një vit me radhe do të thotë nuk ka javë që LDK qoftë përmes konferencës, qoftë përmes përfaqësuesve të saj në Kuvend të Republikës e ka ngritë këtë shqetësim duke u kapur institucionet e pavarur kushtetuese dhe janë duke u bërë emërime politike në borde dhe ndërmarrje publike por kjo është vënë në veshë të shurdhur nga partia në pushtet, prandaj kemi ardhur në një moment që këtë betejë politike ta vendosim në në një betejë tjetër që është betejë në institucionet e drejtësisë”, ka deklaruar Manaj.

    Dokumentari i plotë: |#ErdhiDita për punësim të farefisit

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark