LDK: Pas katër vitësh dështim në qeverisje, ne jemi e vetmja alternativë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    LDK: Pas katër vitësh dështim në qeverisje, ne jemi e vetmja alternativë

    Insajderi
    01 February 2025 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, u bëri thirrje qytetarëve ende të pavendosur për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke i ftuar të reflektojnë mbi qeverisjen e katër viteve të fundit nga Lëvizja Vetëvendosje.

    “Ka ende njerëz që nuk janë të sigurt se për kë do të votojnë më 9 shkurt. Sot po u drejtohem saktësisht juve. Pyesni veten a jeni të kënaqur me punën e VV-së në katër vitet e fundit. Pyete veten a mundesh me i përmend dy ministra që të kanë përmirësuar jetën. Pyete veten çfarë projektesh madhore ka realizuar kjo qeveri në katër vitet e fundit. A kanë përfunduar ndonjë projekt madhor.” – tha ai.

    Mustafa ka theksuar se LDK-ja është e vetmja alternativë me vizion dhe plan konkret për zhvillimin e Kosovës. “Atëherë pyesni veten: Kush ka vizion për Kosovën? Kush ka një plan për katër vitet e ardhshme? Kush ka aftësinë për të ofruar dhe bërë jetën tuaj më të mirë? Përgjigja është e qartë. Është LDK-ja. Është Lumiri. Është numri 124.” – tha Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark