LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK për vendimin e Kushtetueses: Grupi më i madh nuk mund ta bllokojë Kuvendin, votimi duhet të jetë i hapur

    Insajderi
    26 June 2025 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e konsideruar si vendim të qartë dhe të rëndësishëm për funksionimin e institucioneve demokratike, shkruan Insajderi.

    Në reagimin e saj, LDK thotë se Gjykata ka bërë të qartë që grupi më i madh parlamentar nuk ka të drejtë të bllokojë konstituimin e Kuvendit dhe se për të propozuar kryetarin e Kuvendit, ky grup duhet të sigurojë shumicën prej 61 votash ose të arrijë konsensus me grupet e tjera parlamentare.

    “Ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit,” thuhet në deklaratën e LDK-së.

    Po ashtu, LDK thekson se sipas nenit 187 të aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, duke i rikthyer punimet në përputhje me praktikat parlamentare dhe duke proceduar me votim të hapur, jo të fshehtë.

    LDK rithekson përkushtimin për një parlamentarizëm funksional dhe respektim të Kushtetutës, duke ftuar grupin më të madh parlamentar që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses dhe të kontribuojë në konstituimin e shpejtë të Kuvendit.

    “Ftojmë grupin më të madh parlamentar që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në ndërtimin e institucioneve që burojnë nga vullneti i qytetarëve,”, thuhet në reagimin e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark