LDK përgëzon Isa Mustafën e Kujtim Shalën për pranim në UEFA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK përgëzon Isa Mustafën e Kujtim Shalën për pranim në UEFA

    Insajderi
    03 May 2016 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka uruar qytetarët e vendit pas pranimit të Kosovës në institucionin më të madh të futbollit në Evropë, UEFA.

    Përmes një komunikatë për media, LDK thotë se vendimi për anëtarësimin në UEFA, ri-konfirmon përkrahjen evropiane për përpjekjet e institucioneve të vendit, përfshirë edhe ato sportive, në realizimin e ëndrrës evropiane të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pjesëmarrjen e barabartë në jetën politike, kulturore e sportive, në të gjitha nivelet evropian

    LDK ka përgëzuar dy anëtarët e saj – kryeministrin Isa Mustafa dhe Ministrin e Sportit, Kujtim Shala për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës përgëzon Kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendës Kryeministrin Kujtim Shala dhe të gjitha institucionet qeverisëse në Republikën e Kosovës, për përkushtimin në ndërkombëtarizimin e futbollit, që kulmoi me anëtarësimin e sotëm të Republikës së Kosovës në UEFA”, ka thënë LDK përmes një komunikate për media.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë edhe për punën e palodhshme të Federatës Kosovare të Futbollit, përkatësisht kryetarit të  saj z. Fadil Vokrri”, thuhet në komunikatë.

    Kosova u pranua sot në UEFA me 28 vota duke u bërë anëtarja e 55 e institucioni më i lartë i futbollit në Evropë.

    “Anëtarësimi në UEFA është  njohje e vlerave universale demokratike dhe kulturore të një shoqërie të shprehura përmes sportit, dhe anëtarësimi, do të forcoj dhe reflektoj edhe më shumë kulturën tonë evropiane”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark