LDK: Personi që hoqi fotografinë e Rugovës është i sëmurë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Personi që hoqi fotografinë e Rugovës është i sëmurë

    Insajderi
    22 July 2016 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar reagimet për heqjen e fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova, nga një qytetar i Kosovës gjatë një vizite të hapur në Kuvendin e Kosovës.

    LDK ka reaguar pasi qytetari Bajram Hoti kishte postuar në profilin e tij në Facebook një paraljmërim se do të vazhdojë “lufta e tij kundër Rugovës” madje duke e quajtur “lugat” presidentin historik.

    E krejt kjo sjellje për LDK-në është simptomë se ky person ka probleme shëndetësore.

    “LDK-ja, po ashtu, fton organet kompetente që të marrin masa për veprimet dhe kërcënimet publike të këtij personi, i cili mund të ketë nevojë edhe për trajtim shëndetësor të specializuar”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

    Sipas tyre, është e papranueshme që edhe pas intervistimit në Polici, Hoti është liruar dhe ka vazhduar me “kërcënime dhe ofendime ndaj drejtuesve të LDK-së”.

    “LDK-ja i bënë thirrje aktivistëve të saj që të mos bien pre e provokimeve të këtij personi”, thuhet në komunikatë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark