LDK pishman që nuk e çoi në Kushtetuese Vjosa Osmanin për shkarkimin e Valdete Dakës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    LDK pishman që nuk e çoi në Kushtetuese Vjosa Osmanin për shkarkimin e Valdete Dakës

    Insajderi
    19 April 2022 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nga vështrimi i sotëm, është dashtë që Presidenten Vjosa Osmani ta dërgojnë në Kushtetuese për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Gashi në T7 tha se shkarkimi i Dakës ka qenë shkelje, sipas parashikimit ligjor dhe kushtetuese.

    “Shkarkimi i zonjës Daka, sipas parashikimit ligjor dhe kushtetues ka qenë shkelje. Çështja ka qenë, kush e drejton rastin në Gjykatën Kushtetuese.

    Meqenëse u bënte fjalë për shkelje kushtetuese nga ana e Presidentes dhe shkelje të të drejtave individuale nga zonja Daka, Daka pati deklaruar publikisht se do të ndjekë vetë rastin përmes avokatit të Popullit. Ne ishim të bindur që avokati i Popullit do ta çoj rastin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Gashi.

    Ai tutje shtoi se sa i përket çështjes për shkarkimin e Dakës, LDK-ja nuk ka pasur asnjë marrëveshje me presidenten Osmani.

    “Ne nuk kemi pse me pas marrëveshje për këtë çështje me zonjën Osmani, pasi ajo është në pozitën e Presidentes, pra ajo nuk ka mundësi me pas marrëveshje me neve. Sepse ajo është pjesë e koalicionit qeverisës.  Pra, ne kemi vendos me kriju kuorume për me kriju mundësinë me u zgjedh ajo presidente.

    A është dashtë me çu në Gjykatë Kushtetuese? Sot, nga retrospektiva, nashta është dashtë me çu”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark