LDK-ja paraljmëron reduktim të ministrive në Qeverinë Mustafa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja paraljmëron reduktim të ministrive në Qeverinë Mustafa

    Insajderi
    12 July 2016 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbledhja e jashtëzakonshme e mbajtur sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës, përpos konfirmimit të qëndrimit të njejtë për demarkacionin me Malin e Zi është mbajtur edhe për një arsye tjetër për të cilën, nuk u dha shumë detaje.

    “Është debatuar edhe për vlerësimin e punës së ministrave”, tha Abrashi duke folur për gazetarë pas përfundimit të mbledhjes, por nuk specifikoi se për çfarë bëhet fjalë.

    Por për Insajderin, Abrashi ka folur për një “fuzionim” apo shkrirje të disa ministrive në një ministri të vetme, në Qeverinë e Kosovës, së drejtuar nga Isa Mustafa, kryetar i LDK-së.

    Abrashi që përpos zëdhënës i Qeverisë është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë për Insajderin se LDK ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë së partisë që në mbledhjen e ardhshme të vijnë me ide se cilat ministri mund të shkrihen në një ministri të vetme.

    “Ideja kryesore ka qenë që në mbledhjen e ardhshme anëtarët e kryesisë, të sjellin ide se çka mund të fuzionohet prej ministrive”, ka thënë Abrashi për Insajderin.

    Ai nuk ka sqaruar se për cilat ministri bëhet fjalë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark