LDK pritet masivisht në Viti, Abdixhiku: Edhe këtu po shihet se ndryshimi është afër – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    LDK pritet masivisht në Viti, Abdixhiku: Edhe këtu po shihet se ndryshimi është afër

    Insajderi
    01 February 2025 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sheshi i mbushur i komunës së Vitisë me përkrahës të vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për katër vitet e ardhshme, kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku e nisi fjalimin me një mesazh plot optimizëm.

    Nga atje, kreu i LDK-së deklaroi se edhe në këtë komunë po shihet qartë se “ndryshimi është afër”.

    “Është vërtetë kënaqësi e veçantë që pas tubimeve madhështore që po i kemi në çdo qytete, vazhdojmë me një tubim tjetër të madh edhe në Viti dhe po shihet shumë qartë edhe këtu, në shtëpinë e kahmotshme besnike të LDK-së, se ndryshimi tashmë afër. Po e dëshmon ky masivitet i madh në ditën e sotme.” – tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark