“Sa i përket ngjarjes në fjalë, ashtu siç është parë qartësisht edhe në pamjet filmike, zyrtarët e sigurimit vetëm kanë kryer punën e tyre dhe i janë përmbajtur listës së të ftuarve, pa privilegjuar apo diskriminuar askënd”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Vetëm tre ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, kryetarja e degës së kësaj partie në Gjermani nuk u lejua të futej brenda mbledhjes.
Ndërkaq, LDK u arsyetua me pretendimet se ata Gërvallën nuk e njihnin më si kryetare të degës së LDK-së në Gjermani dhe si e tillë nuk e lejuan të merrte pjesë në ngjarjen ku ishin kryetarët e degëve dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.
Shumë politikanë dhe politikane femra i dolën në përkrahje Gërvallës, duke u distancuar nga trajtimi që i bëri asaj LDK-ja. /Insajderi.com