LDK reagon ndaj televizionit publik: I është dorëzuar tërësisht pushtetit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK reagon ndaj televizionit publik: I është dorëzuar tërësisht pushtetit

    Insajderi
    23 July 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës (RTK) i është dorëzuar tereshit pushtetit.

    Këtë reagim, LDK e ka bërë pas publikimit në televizionin publik të një artikulli të një mediumi boshnjak ku sulmohen mediat e Kosovës.

    Në reagim thuhet se RTK është shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit, shkruan Insajderi.

    Reagimi i plotë:

     REAGIM PËR MEDIA

    Radio Televizioni i Kosovës (RTK) është dorëzuar tërësisht. Mediumi i presupozuar si publik, është shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit. RTK jashtë çdo morali e etike godet mediat e Kosovës, iu bën gjygjin publik dhe i dënon me epitetin e tradhëtarit e shërbëtorit të interesave të huaja.

    LDK-ja e ka dëshmuar tash e dy vjet – nëpërmjet bojkotit të plotë – se ky medium i thirrur për të përfaqësuar interesin publik dhe promovuar liritë, është shnërruar fatkeqësisht në Bastillen e fjalës së lirë. Në RTK shtypet e vërteta dhe konstruohet propaganda. Reagimet e koordinuara me zyret partiake e pushtetare, ndërsa, të shfaqura qartazi tashmë, dëshmojnë kapjen e thellë të mediumit publik.

    Dhe ky është vetëm fillimi sepse kur sulmohen mediat është shenjë se shpifjet, frikësimet do bëhen edhe më të shpeshta e të dukshme edhe ndaj kundërshtarëve të pushtetit. Prandaj reagimi ynë i përbashkët është domosdoshmëri!

    LDK-ja do të shfrytëzojë mekanizmat parlamentar për të vënë në dritë kapjen dhe për t’i mbajtur përgjegjës kapësit dhe shërbëtorët e propagandës. Për më tepër bashkë me qytetarin e Kosovës do ta mbrojmë fjalën e lirë dhe interesin publik në këtë vend me çdo çmim!

    LDK – Zyra e Informimit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark