Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar, pasi është sulmuar fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
LDK në reagim kanë thënë se e dënojnë ashpër një sulm të tillë të dhunshëm dhe kanë kërkuar nga institucionet e rendit që të ketë rezultate të shpejta për këtë çështje dhe që të mbahen përgjegjës para drejtësisë autorët e sulmit.
“Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.
LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagim