Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, të ndërpresë veprimtarinë zhvatëse përmes firmave, që sipas tyre, udhëhiqen nga aktivistë dhe të lidhur me partinë e Ahmetit.
‘’Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se kryetari i Prishtinës është përkrah aktivistëve të VV-së, anëtarë të komiteteve të Kuvendit të kryeqytetit, siç është aktivisti anëtar i Komitetit për Urbanizëm, z. Nol Binakaj, i cili po quhet tanimë ndërmjetësues në mes të Komunës dhe Kompanive për ndërtim, ku babai i tij projekton dhe rrjedhimisht përfiton nga Komuna e Prishtinës’’, thuhet në një komunikatë për media të dërguar nga kjo parti.
Sipas LDK-së, Kryetari Ahmeti përmes anëtarëve të Komitetit për Planifikim Urban nga Vetëvendosja, po e zhvatë buxhetin e Komunës.
‘’Kjo zhvatje po ndodh para syve të qytetarëve të kryeqytetit, duke instaluar ndërmjetësues për leje dhe aktivitete të firmave që po vjelin përfitimet nga Komuna e Prishtinë’’
“Grupi e posedon skemën zhvatëse pjesë e së cilës, në një mënyrë a një tjetër, është kryetari i Komunës z.Shpend Ahmeti,” thotë Grupi i LDK-së në Prishtinë.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka grupin më të madh të asamblistëve në Komunën e Prishtinës./Insadjeri