
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare të partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2025. Në këto raporte përfshihet saktësisht buxheti i dispozicionuar dhe shpenzimet e secilit subjekt.
Sipas raportit të publikuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka realizuar shpenzime në vlerë prej 155,334 euro e 10 centë nga janari deri në mars të këtij viti.
Ndërkohë, buxheti total që kjo parti kishte në dispozicion gjatë kësaj periudhe ishte 168,177 euro e 46 centë.
Kjo nënkupton se LDK-së i kanë mbetur të pashpenzuara 12,843 euro e 36 centë, të cilat mund të përdoren në periudhat e ardhshme ose për qëllime të tjera brenda kornizës buxhetore./Insajderi