
Anëtari i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga LDK, Avdullah Hoti ka shprehur në parim qëndrimin e LDK-së për miratimin e Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale që mundëson tërheqjen e 30 % nga Trusti.
Ndërsa, Bekim Haxhiu në emër të Grupit Parlamentar të Partisë demokratike të Kosovës ka prezantuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, para Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Pas prezantimit, Komisioni do ta shqyrtojë në parim Projektligjin për Trustin, nëse kjo çështje votohet nga deputetët, atëherë procesi i tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional varet nga shumica e thjesht në Kuvend, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas Haxhiut, ata që kanë deri në 20 mijë euro – gjithmonë nëse tërheqja e mjeteve miratohet do të marrin 25 për qind, nga 20 mijë deri 30 në mijë – 20 për qind. Për kontributpaguesit që kanë kursime pensionale në shumën prej 30 mijë eurosh – 15 për qind, dhe ata mbi 40 mijë euro – 10 për qind.