Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë “Turneun e Ndryshimit”, të enjten në Obiliq, nga ora 19:00, në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri”.
I pari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në njoftimin e tij ka thënë se “Republika jonë është vet ëndrrra jonë! Është projekti ynë! Ndryshimi sot është misioni ynë!”.
Pas Obiliqit, të shtunën e 23 nëntorit tubim i ngjashëm, do të mbahet edhe në Ferizaj, në shkollën e mesme ekonomike “Faik Konica”, nga ora 19:00.