LDK stërmbush sheshin në Viti, Abdixhiku: Kyçja në autostradë nga Gërlica do të jetë prioritet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK stërmbush sheshin në Viti, Abdixhiku: Kyçja në autostradë nga Gërlica do të jetë prioritet

    Insajderi
    01 February 2025 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të madh në sheshin e Vitisë, dha zotimin e tij për kyçjen në autostradë të kësaj ane, më saktësisht në fshatin Gërlicë.

    Madje sipas tij, ky do të jetë prioritet i qeverisjes së udhëhequr nga ai.

    ‘’Unë ju shpalosi programin politik, me 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike!Në këtë ambicie, zotohemi që garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150’’, tha Abdixhiku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark