LDK: Votoni për ne, votoni për një ardhme më të ndritur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    LDK: Votoni për ne, votoni për një ardhme më të ndritur

    Insajderi
    07 February 2025 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një konference për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, u bëri thirrje qytetarëve që të angazhohen maksimalisht në orët e fundit të fushatës, duke inkurajuar pjesëmarrjen masive në zgjedhje.

    “Tani është koha juaj, populli i madhërishëm i Kosovës, të flisni me miqtë tuaj, me familjet tuaja, të siguroheni që të gjithë të dalin të votojnë për LDK-në, të dalin të votojnë për ndryshim, të dalin të votojnë për një të ardhme më të ndritshme për Kosovën.” – deklaroi Mustafa.

    Ai paralajmëroi dy tubime të LDK-së, duke filluar nga ai i sontëm në Podujevë, në orën 18:00, ndërsa nesër tubimi përmbyllës i fushatës në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, në të njëjtën orë.

    “Sonte nga ora 6 pasdite ejani në tubimin tonë në sheshin e Podujevës. Në Podujevën e LDK-së, në themelet e kështjellës së LDK-së. Ndërsa nesër ejani në tubimin më të madh të kësaj fushate, tubimin përmbyllës të kësaj fushate, në Prishtinë, në Sheshin Skënderbeu nga ora 6 pasdite. Ejani me familjen tuaj, me miqtë tuaj, me fqinjët tuaj dhe me gjithsecilin që njihni.” – tha Mustafa.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark