LDK: VV ka mbetur pa vizion, pa plane, pa të ardhme — bëjnë shaka me qytetarët – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: VV ka mbetur pa vizion, pa plane, pa të ardhme — bëjnë shaka me qytetarët

    Insajderi
    16 January 2025 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje “ka dëshpëruar të gjithë Kosovën” duke e akuzur këtë parti për mungesë planesh për të ardhmen.

    Zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa theksoi gjatë një konference për media se VV-ja ka dështuar në drejtimin e vendit, duke zhgënjyer qytetarët me atë që ai e quajti mungesë vizioni dhe përbuzje ndaj shqetësimeve të tyre.

    Sipas Mustafës, qeveria aktuale nuk po arrin të ofrojë asnjë plan të qartë për të ardhmen e Kosovës.

    “Ata bëjnë shaka me qytetarët e Kosovës, në vend që të japin përgjigje. Ata nuk i përgjigjen asnjë pyetjeje. Ata nuk japin asnjë vizion.Ata bëjnë vetëm shaka pa krip në kurriz tëqytetarëve. Qytetarët e Kosovës meritojnë një udhëheqës që ka plan për të ardhmen e saj.” – tha Mustafa.

    Mustafa ka kujtuar ofertën e kandidatit për kryeministër të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për liderin e VV-së, Albin Kurti për një debat televiziv, duke thënë se qytetarët kanë nevojë për qartësi dhe përgjigje konkrete.

    “Kryeministri i ardhshëm Abdixhiku e sfidoi Kurtin të dalë në debat. Kudo. Në çdo kohë.Pushteti nuk ka përgjigje. Pushteti po i përbuze qytetarët, pushteti nuk ndjen se qytetarët meritojnë përgjigje, përveç shakave që ua ofendojnë inteligjencën.” – deklaroi Mustafa.

    Mustafa përmbylli deklaratat e tij duke thënë se LDK është alternativa e besueshme për qytetarët e Kosovës.

    “Qytetarët e dinë se kush do ta bëjë më të mirë të ardhmen e tyre. Qytetarët e dinë se kush do të vazhdojë zhvillimin e këtij vendi dhe do të përmirësojë mirëqenien e qytetarëve të tij. Ata janë kryeministri i ardhshëm Lumir Abdixhiku dhe lista fituese e ekipit të LDK-së.” – tha zëdhënësi i LDK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark