Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot në Lipjan, ku ka prezantuar pikëpamjet rreth qeverisjes lokale.
Për këtë takim ka njoftuar kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK’ja do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë.
Sipas tij, vendi ka nevojë për një projekt të ri politik.
“Gjatë ditëve, javëve e muajve në vijim, LDK do të bashkëbisedojë me qytetarë tanë në çdo anë të Kosovës e në mërgatë. Vendi ynë ka nevojë për një projekt të ri politik, që i jep drejtim zhvillimit shoqëror, ekonomik e rrugëtimit tonë euro-atlantik. Këtë projekt të ri, do ta ndërtojmë bashkërisht sot, për ta implementuar në qeverisje nesër”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka bërë me dije se takimi i radhës do të mbahet në Komunën e Pejës, që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxhiri.