Le Figaro: Bernard Kouchner mund të dëshmojë në Gjykatën Speciale – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Le Figaro: Bernard Kouchner mund të dëshmojë në Gjykatën Speciale

    Insajderi
    09 March 2017 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi i njohur francez, Le Figaro, ka shkruar një artikull të gjatë lidhur me mundësinë që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të jetë njëri nga të akuzuarit e Gjykatës Speciale.

    Në artikull thuhet se Thaçi është i prekur drejtpërdrejt nga themelimi i kësaj gjykate, marrë parasysh që është i përmendur në raportin e senatorit zviceran, Dick Martty.

    Sipas këtij mediumi, i gjithë procesi mund të jetë kompleks, marrë parasysh kërcënimet e dëshmitarëve edhe në rastet e kaluara, por ata citojnë prokurorin Clint Williamson që thotë se hetimi ka gjetur “prova bindëse” që si pasojë mund të sjellin akuzat ndaj ish-pjesëtarëve të UCK-së.

    Për më tepër, sipas Le Figaro, në Gjykatën Speciale mund të thirret edhe ish-Shefi i UNMIK-ut, Bernard Koucnher.

    Si shef i misionit të OKB-së nga viti 1999-2001, ai rregullisht është akuzuar se ka mbyllur një sy karshi abuzimeve të bëra nga ushtarët e UCK-së, thuhet në artikull.

    “Nuk mund të them se Kouchner ka qenë në dijeni për trafikim të organeve, por është e pamundur të thuhet se ai nuk ka pasur informacion për krim të organizuar në Kosovë,” ka thënë Stu Kellock, ish-komandat policie në UNMIK, thuhet në artikull.

    Kouchner në vazhdimësi ka mohuar këto akuza./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark