Udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, është duke u hetuar zyrtarisht mbi skandalin e financimit të Parlamentit Evropian.
Çështja ka të bëjë me një shumë prej rreth 5 milionë euro, raporton BBC.
Parlamenti Evropian dyshon se paratë në fjalë i shkuan partisë Fronti Nacional të Le Pen, të cilët nuk po punonin për deputetët e Parlamentit Evropian, por që ishin të angazhuar në punën e partisë së Le Pen në Francë.
Fronti Nacional i ka mohuar akuzat. /Insajderi.com