Kandidatja djathtiste, Marine Le Pen, ka njoftuar se përkohësisht do të largohet nga posti i kryetares së partisë e Front Nationalm, për tu përqendruar në zgjedhjet e saj presidenciale.
Ky akt duket të jetë një mënyrë e saj për të përfshirë më shumë votues në favorin e saj, kundër balotazhit të saj kundër Emmanuel Macron, raporton gazeta The independent.
Ajo më parë është deklaruar se ajo nuk është kandidate e partisë së saj dhe platforma e politikës që ajo i qëndronte, ishte komplet e saj dhe jo e ndikuar nga Front National.
“Prej sot, unë nuk do të jem më kryetare e Frontit Kombëtar. Unë do të kandidoj për presidente,” tha Le Pen në lajmet televizive franceze.