LeBron James i jashtëzakonshëm, arrin shifrën e 50,000 pikëve në NBA - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    LeBron James i jashtëzakonshëm, arrin shifrën e 50,000 pikëve në NBA

    Insajderi
    05 March 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    LeBron James po vazhdon me ndeshje spektakolare, por edhe duke thyer rekorde një pas një.

    Ylli i Lakers ka udhëhequr skuadrën e tij në fitoren e shtatë radhazi dhe të 39-tën këtë edicion, ku kanë mposhtur New Orleans Pelicans me rezultat të thellë 136:115.

    James ishte i jashtëzakonshëm në këtë duel duke shënuar 34 pikë, bëri tetë kërcime dhe dhuroi gjashtë asistime të tjera.

    Ndeshja ndaj Pelicans do të mbetet gjatë në mendjen e LeBron James, pasi ai në këtë takim ka arritur shifrën magjike të 50,000 pikëve në NBA mes sezonit të rregullt dhe Play Off-it.

    40-vjeçari tani ka 41,871 pikë në sezon të rregullt dhe 8,162 në Play-Off.

    Një arritje e jashtëzakonshme nga James, pasi askush deri më tani nuk ka arritur këtë shifër në histori të NBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark