×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    LeBron James në histori të NBA-së, luan bashkë me djalin e tij

    Insajderi
    07 October 2024 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    LeBron James dhe djali i tij më i madh, Bronny James e kanë bërë historinë mbrëmë në NBA pasi luajtën së bashku për herë të parë në fanellën e Los Angeles Lakers.

    Dyshja u pa së bashku nga fillimi i çerekut të dytë në fitoren parasezonale me rezultat 118:114 ndaj Phoenix Suns bnë Palm Desert, në lindje të Los Angeles.

    Derisa LeBron James impresionoi më 19 pikë në vetëm 16 minuta e 20 sekonda në parket para se të ulej në bankinë në pjesën e dytë, Bronny nuk arriti të shënonte në 13 minuta sa ishte në lojë

    James i ri e bëri vetëm një gjuajtje në kohën sa luajti, shkruan “Yahoo”, përcjell “Gazeta Express”.

    “Ishte e bukur për ne të dy, posaçërisht për familjen tonë. Nuk më dukej reale, por ishte e bukur ta shijonim këtë moment”, deklaroi 39 vjeçari pasi luajti me të birin e tij, i cili e festoi ditëlindjen e 20-të pikërisht të dielën.

    “Është definitivisht momenti që nuk do ta harrojë kurrë. Për një baba, kjo do të thotë gjithçka. Për dikë si unë që nuk e kishte babanë duke u rritur, të jem në gjendje që ta kem influencën në birin tim, të jem në gjendje të kem momente me birin tim, të punoj me djalin tim… Kjo është njëra prej gjërave më të mira që shpreson një prind që t’i ndodhin”, vazhdoi legjenda e NBA-së.

    LeBron James ka thënë se të luajë së bashku me djalin e tij, Bronny ia ka dhënë një ristartim të jetës, derisa ai po hyn në sezonin e 22-të në karrierën e ndritshme.

    Bronny James pritet ta kalojë një sezon zhvillimi në G-League, më shpesh sesa që do të luajë në ekipin senior të Lakers.

    Këta të fundit do ta hapin sezonin e rregullt 2024-2025 në shtëpi kundër Minnesota Timberwolves më 22 tetor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark