“Lëdëkyhi, mizat”- VV’së i kushton piskama e Kurtit, ky është dënimi që ia dha PZAP’ja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lëdëkyhi, mizat”- VV’së i kushton piskama e Kurtit, ky është dënimi që ia dha PZAP’ja

    Insajderi
    16 January 2025 - 10:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka dënuar me tre mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të gjuhës denigruese të kryetarit të këtij subjekti, Albin Kurtit, ndaj partive politike opozitare. Gjegjësisht ndaj LDK’së dhe PDK’së.

    Pranohet pjesërisht e bazuar ankesa e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me seli në Prishtinë, Anr.30/2025 e datës 14.01.2025, ashtu që subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët, i shqiptohet dënimi më gjobë në lartësi prej 3,000.00 (tremijë) euro”, thuhet në vendimin e PZAP’së, raporton Insajderi.

    Në ankesën e LDK’së dorëzuar në PZAP, janë prezantuar tri video të Kurtit. Në videon e parë, LDK’ja e quan krahasim të tmerrshëm atë që Kurti thotë se për këtë subjekt politik qeverisja aktuale dhe Policia e Kosovës “na qenkan si Serbia e Millosheviqit”.

    Parashtruesi i ankesës i citon thëniet ne vazhdim: Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mu (flet për veten Kurti) mi përngjan asaj mizës (krahasim fyes, bullizues, nxitës e provokuese) që thoshte kudo që po shkoj po më presin me duartrokitje (ironizon me gjestikulacion dhe shprehje të çuditshme dhe të pakontrolluara të fytyrës)”. Tutje parashtruesi i ankesës thekson se pra, kur ata thojn që populli po i pëlqen ata është si ajo miza që lëvdohej që njerëzit po e presin me duartrokitje e ju e dini shumë mirë që me ato duar që duartrokasin çfarë janë duke provuar t’i bëjnë asaj mize “(aludon në një krahasim të rëndë që tejkalon metaforën e kthehet në gjuhë provokuese të urrejtjes ndaj tjetrit-në këtë rast ndaj udhëheqësit të LDK-së)”, vijon tutje ankesa.

    Vendimi:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark